Aplikacion
Ish-modeli dhe njëkohësisht ish-banor i “Big Brother”, aktualisht fermer i “Ferma VIP”, Valer Kolnikaj, ka treguar se do ta ftojë Albano Bogdo për të fjetur një natë së bashku.
E teksa aktori e ka sfiduar atë me një puthje, konkurrenti tha se do ia kthejë shumëfish Albanos, duke e sfiduar me shumë gjëra gjatë natës që do kalojnë së bashku.

“Po atë sfidë që më ka hapur ai unë do ja kthej shumëfish. Nuk e di sa kohë do kem, por pa e ftuar për një natë me fjetur me të as s’ka shanse. Meqë ai më ka sfiduar për një puthje unë do e sfidoj për më shumë në këtë dhomë”, tha Valeri.
“Pse nuk e ftove?” e pyeti këngëtarja Elsa Lila
“Mbeti për të respektuar ty, se ti je femër, duhet të jemi të sjellshëm”, u shpreh modeli. /ZOOM.AL/