Aplikacion
Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur 28-vjeçari Juglen Abazi.
Hetimet tregojnë se autori është është 26-vjeçari K. C. (L.). Ai është shpallur në kërkim për akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
Autori, sipas policisë, kishte edhe dy bashkëpunëtorë në momentin e ngjarjes.
26-vjeçari me inicialet A. G. dhe 27-vjeçari me inicialet Xh. Q. e ndihmuan të riun të arratiset nga vendngjarja pas plagosjes.
Një prej tyre, 27-vjeçari, është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim së bashku me autorin.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes me armë zjarri. Pas ngjarjes, i plagosuri Juglen Abazi u paraqit vetë në spital./ Zoom.al