zoom

Aktualitet

DETAJE/ Kush është i riu me dy emra që plagosi bashkëmoshatarin në Fresk

DETAJE/ Kush është i riu me dy emra që plagosi bashkëmoshatarin në Fresk

Mësohen detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku u plagos me plumb në bark 27-vjeçari Julgen Abazi.

Burime për Zoom.al konfirmojnë se autori është i riu Klejvis Caka, 27 vjeç.

Ndryshe ai njihet edhe me emrin Klejvis Lusha.

Pas ngjarjes, ai është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, Klejvis Caka është ndihmuar nga dy shokët e tij, Xhonatan Qerimi, 27 vjeç dhe Andi Gurra, 26 vjeç.

Qerimi është arrestuar në flagrancë, ndërsa Andi Gurra është shpallur në kërkim / Zoom.al

Postime të lidhura