Aplikacion
Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, Tiranë.
I plagosuri është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
”Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve,”- thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

