Aplikacion
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në lagjen “Lugina”, në Shijak.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 17:30, dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta mes shtetasve me iniciale B.G. dhe E.B., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë B.G.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur kontrolle intensive për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar pas plagosjes.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.