zoom

Lajme

Përplasja Rama-Goxhaj, ish-ushtaraku përgënjeshtron kryeministrin: Dritani ka qenë komandant batalioni

Përplasja Rama-Goxhaj, ish-ushtaraku përgënjeshtron kryeministrin: Dritani ka qenë komandant batalioni

Pretendimet e kryeministrit Edi Rama, se ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, nuk ka pranuar tv luftojë për Kosovën dhe se çdo gjë është një farsë, i ka hedhur poshtë një ish-ushtarak.

Një dokument është publikuar nga ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari dhe mban firmën e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës dhe njëherazi ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla.

Sipas këtij vërtetimi, Dritan Goxhaj ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga 1 marsi 1999 deri në çlirimin e Kosovës, duke mbajtur detyrën e komandantit të batalionit.

“Vërtetimi nga Ministri i Mbtojtjes Azem Syla, ish komandanti I UÇK-së, se Dritan Goxhaj ka qënë pjestarë i UÇK-së nga 1 marsi 1999 deri në çlirimin e Kosovës me detyrë komandant batalioni”, shkruan Meçollari ndër të tjera.

Edi Rama nxori dokumentin që tregonte se Dritan Goxhaj s’kishte

Dokumenti i publikuar nga Artur Meçollari

Akuzat e Ramës erdhën pasi Goxhaj mori pjesë në protestën e Flamnegove, kundër qeverisë së tij. Rama e cilësoi atë si “zëdhënës të interesave të Iranit”, referuar qëndrimeve që ish-luftëtari i UÇK-së ka mbajtur gjatë muajve të fundit në lidhje me zhvillimet dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Vetë kreu i qeverisë publikoi një dokument që sipas tij i kishte mbërritur. Dokumenti daton në vitin 1999 dhe është një njoftim i lëshuar në emër të “Komandant Plakut”, i vulosur nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Në përmbajtjen e tij pretendohet se Dritan Goxhaj “me mendjemadhësi” kishte refuzuar të merrte pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës.