zoom

Aktualitet

Pengmarrje me dhunë/ Shoqërohet nga policia vëllai i deputetit të PD-së dhe dy të tjerë

Pengmarrje me dhunë/ Shoqërohet nga policia vëllai i deputetit të PD-së dhe dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Devoll, ku tre persona dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një shtetas. Policia ka shoqëruar në komisariat Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun.

Mësohet se Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledion Nallbati, është person me precedentë penalë. Sipas burimeve policore, të tre të dyshuarit kanë marrë peng dhe kanë ushtruar dhunë ndaj Ilir Topçiut, banor i fshatit Vishocicë, i cili aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Njëri prej të shoqëruarve, Trajan Çeliku, rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje të dhunshme të ndodhur më 1 tetor në Bilisht, ku së bashku me dy persona të tjerë sulmoi me shkopinj bejsbolli 39-vjeçarin Guri Mazelliu.

Edhe Alti Nallbati është përfshirë më herët në një incident të ndodhur më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, kur ka goditur me grushte një shofer kamioni pas një konflikti.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave të sakta të pengmarrjes./ Zoom.al

Postime të lidhura