Aplikacion
Policia kolumbiane ka arrestuar katër persona të akuzuar për rrëmbimin e babait të Luis Diazit. Ata përballen me akuza duke përfshirë rrëmbim dhe vjedhje, me një seancë gjyqësore u zhvillua ditën e diel, në qytetin verior kolumbian të Riohakas.
Një nga katër burrat e arrestuar ishte Jerdinson Bolivar Bolivar, i cili thuhet se përdorte pseudonimin ‘Arenca’ ose ‘Areca’ dhe ishte një trajner në shkollën e futbollit të Manuel Luis Diazit, në qytetin e tij të lindjes Barrankas.
Autoritetet kolumbiane e kanë akuzuar atë se kërkonte një punë atje në mënyrë që të mund të mbante nën vëzhgim babanë e yllit të Liverpulit si pjesë e një infiltrimi dhe të krijonte një tablo të gjithë lëvizjeve të tij.
Dy të dyshuarit e tjerë, Marlon Rafael Brito Bolivar dhe Brajan Havier Morales Sanjuan, thuhet se kanë hipur në motoçikletat e përdorura për të rrëmbyer zotin Diaz dhe gruan etij, Silenis Marulanda, e cila u lirua pak më vonë.
Njeriu i katërt, Andris Alcides Bolivar Bolivar, është një punonjës i këmbimit valutor, i cili është përshkruar si drejtuesi i operacionit dhe njeriu që organizoi dorëzimin e tij te grupi gueril i krahut të majtë “ELN”, i cili më vonë mori përgjegjësinëpër marrjen peng të Diazit.
Peshkopi katolik që negocioi lirimin e babait të Luis Diazit, ka zbuluar se 58-vjeçari i ka kërkuar që ta martonte përsëri në kishë pasi humbi unazën e dasmës gjatë rrëmbimit të tij që zgjati për 13 ditë. Imzot Fransisko Sebajos tregoi se Luis Manuel Diaz i kërkoi atij të drejtonte ceremoninë në të cilën ai do të përsëriste betimet e dasmës me Silenis Marulanda.
Prindërit e futbollistit u morën peng së bashku më 28 tetor, ndërsa kishin ndalur për të blerë shalqi në një pikë karburanti. Silenis u braktis në anë të rrugës pranë qytetit të saj të Barrankas pak më vonë, por burri i saj 58-vjeçar u dërgua drejt maleve Periha, në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën dhe mbeti i burgosur deri të enjten e shkuar.