zoom

Lajme

PD bojkot “Territoriales” dhe “Zgjedhores”, grupi i PS: Puna do të vazhdojë

PD bojkot “Territoriales” dhe “Zgjedhores”, grupi i PS: Puna do të vazhdojë

Një ditë pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale është një iluzion, Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin për të vazhduar punën.

Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se puna me dy komisionet e Posaçme për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore do të vijojë më axhendën e përcaktuar.

Sipas Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “nuk ka më kohë për të humbur”.

Qëndrimi i PS vjen pas vendimit te kryesisë së PD për ndërprerjen e bashkëpunimit me PS, kjo pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Postime të lidhura