zoom

Të gjitha

Dua Lipa nuk mendon të kërkojë një tjetër dashuri

Dua Lipa, nuk mendon se do të kërkojë një tjetër dashuri pas ndarjes nga Anwar Hadid. Këngëtarja 26-vjeçare u nda nga i dashuri i saj në dhjetor të vitit 2021 dhe tani ajo e ka përjashtuar idenë për t’u lidhur.

Duke folur në podcastin “At Your Service”, ajo është shprehur: “Ndoshta “të gjej atë”, nuk është ajo gjë për mua. Mendoj se miqësia është një marrëdhënie shumë më e pastër. Këtë e mendoj shumë për shembull me mikeshat e mia.Kam marrëdhënie të mrekullueshme me miqtë e mi dhe mund të ulem dhe të flas me ta për çdo gjë që ndihem shumë e qetë. Ata më kuptojnë plotësisht”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, pavarësisht famës dhe suksesit të saj, Dua ka bërë përpjekje të shumta për ta mbajtur jetën private dhe është mësuar të përballet me spekulimet dhe interesat që e rrethojnë./L.K

/Zoom.al