zoom

Aktualitet

Pastruesja Dobi kërkon mëshirë: S’kam vjedhur, Klosi më tha t’i mbaja. E inskenoi për burrin!

Teksa Prokuroria dha pretencën dhe kërkoi 10 vite burgim në total për pastruesen Rozeta Dobi dhe të birin, zbardhet edhe dëshmia e të pandehurës në Gjykatën e Tiranës, para se të jepet edhe vendimi final.

Ajo akuzohet për vjedhje në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, një shumë mbi 500 mijë euro, por nuk e pranon, duke e cilësuar si inskenim të punëdhënëses.

Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit, atë shumë parash Alda Klosi me ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do t’ia ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme. S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços.

Varësja ka qenë e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.

Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milionë lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme. /ZOOM.AL/