zoom

Aktualitet

Akuzohen për pastrim parash, prokuroria ballafaqon Alda Klosin me Rozeta Dobin

Prokuroria e Tiranës ballafaqon Alda Klosin dhe Rozeta Dobin për vjedhjen e 550 mijë eurove.

Sipas informacioneve, mësohet se e para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranës ishte Rozeta Dobi, më pas me urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish-zyrtaren e lartë në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës.

Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi.

Dyshimet ndaj Klosit u shtuan, pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.
Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin. Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe djali i saj Havier Dobi, pasi u ripyet nga hetuesit./zoom.al/