zoom

Aktualitet

Lirohet nga qelia Alda Klosi, ish-vartësja e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Do qëndrojë…

Vetëm dy javë pas dhënies së verdiktit nga drejtësia, lë qelinë e burgut ish-drejtoresha e Ministrisë së Rindërtimit, e dënuar për paratë e gjetura në banesë, mbi 500 mijë euro cash dhe të pajustifikuara ende.

Njoftohet se ka përfunduar dënimin dhe lirohet nga qelia Alda Klosi. Ajo u dënua nga gjykata 2 vjet e 6 muaj, por me gjykim të shkurtuar u llogarit një dënim me rreth 1 vit dhe 6 muaj izolim.

Ndërkohë pas lirimit do të qëndrojë në arrest shtëpie, për akuzën e dytë të pastrimit të parave, derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata. ish-zyrtarja e Financave dhe Rindërtimit u arrestua më 23 shkurt të vitit të kaluar dhe iu refuzuan disa kërkesa për lirim.

E llogaritur, ajo ka vuajtur 13 muaj në total, por me paraburgimin llogaritet tek 17 muaj afërsisht dhe sipas verdiktit i mbeteshin 1-2 muaj izolim për të vuajtur, që ndoshta e ka përfituar si ulje nga sjellja e mirë që përfitojnë të dënuarit.

Klosi i mohoi akuzat në mënyrë të përsëritur, por sipas SPAK nuk dha dot shpjegime për pasurinë 125 mijë euro cash. Klosi tha se ishte një hua nga xhaxhai në fillim dhe më tej nga i vëllai.

Klosit i janë sekuestruar edhe pasuritë, teksa u dënuan respektivisht me 7 dhe 4 vite burgim pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, po me gjykim të shkurtuar. pastruesja nga ana e saj akuzoi Klosin se i kishte thënë që të fshihte paratë në banesën e saj, pasi kishte mosmarrëveshje me bashkëshortin dhe t’ia kthente ato më pas. /ZOOM.AL/