Aplikacion
Një ditë pas Asamblesë së PS në Durrës, kryeministri Edi Rama mbledh edhe Grupin Parlamentar.
Këtë të hënë është thirrur dhe mbajtur mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. I pranishëm në mbledhje mësohet se është edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa po diskutohet për agjendën parlamentare të javës që sapo ka nisur.
Mësohet se në këtë mbledhje të socialistëve do të diskutohet dhe në lidhje me marrëveshjen e arritur me Rithemelimin, për ngritjen e dy komisioneve parlamentare dhe rikthimin e punës në Kuvend në situatë normale.
Pas 5 muajsh kaos në Kuvend dhe tensionesh, përjashtimesh, palët kanë arritur në konsensus për t’iu rikthyer jetës normale në seancat plenare.
negociatat u finalizuan edhe pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, me ngritjen e Komisioneve Hetimore për koncesionet në Shëndetësi deh sistemin TIMS. /ZOOM.AL/