zoom

Aktualitet

Pas arrestimit të kreut të ARRSH-së Berberi, ndalohen edhe 2 biznesmenët e akuzuar (EMRAT)

Pas orë arrestimit të kreut të ARRSH-së Ervis Berberi, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, SPAK njofton se në pranga kanë rënë dhe dy biznesmenë të dyshuar si përfitues dhe bashkëpunëtorë.

Bëhet fjalë për Valter Begajn, ndaj të cilit u lëshua urdhër-arresti dhe ishte shpallur në kërkim, si dhe Ervis Lamin.

Aksioni në fjalë është bërë me urdhër të SPAK dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme, teksa të tre do dalin për konfirmim mase sigurie në GJKKO ditët në vijim.

Kreu i ARRSH-së, Berberi është arrestuar mbrëmë, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ka dyshime se Begaj ka përfituar një nga tenderat e rrugëve dhe mendohet se bëhet fjalë për rrugën e shembur Korçë-Ersekë dhe jo vetëm, pasi po verifikohen edhe prokurimet e tjera ku ka përfituar. Berberi akuzohet se i ka dhënë tenderë rruge edhe një të afërmi të tij investitor, opor që nuk konfirmohet ende nëse është Begaj.

Një ditë pas dorëheqjes, SPAK konfirmoi se arrestoi ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi. Ditë më parë BKH i bëri kontroll në banesë dhe i gjeti përveë pajisjeve dhe dokumenteve, edhe një shumë të madhe parash në valutë dhe gjendje cash.

Pas regjistrimit te procedimit penal dhe nisjes së hetimit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve (ARRSH), Evis Berberi, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, zbarkuan në 3 banesat e Drejtorit të Autoritetit Rrugor, duke sekuestruar dokumente, kompjuter, 2 telefona dhe 3 USB, ku besohet se ka prova dhe për afera me rrugët e tjera. /ZOOM.AL/