zoom

Slider

Partizani fitore dramatike kundër Erzenit, Mensah bën heroin

Partizani fitore dramatike kundër Erzenit, Mensah bën heroin

Partizani ka arritur që të marrë një tjetër fitore dramatike pas derbit me Tiranën.

Sërish fituan 2-1, por këtë herë kundër Erzenit si mysafrië në shtëpinë e vetë, pasi u luajt në “Arena e Demave”.

Të kuqtë gjetën avantazhin në pjesën e parë me Tedi Carën, që ealizoi një gol fantastik, të një kalibri të lartë.

Kavajsi la pas dy lojtarë rivalë me një lëvizje, dhe gjeti cepin e rrjetës.

Partizanit iu lehtësua puna në minutën e 45, pasi Kahrimanovic u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas rezultati i takimit u barazua në minutën e 65 me anë të Meçjas.

Në fund të takimit, në minutën e 88 ishte Mensah që gjeti golin e fitores, për ta mbyllur rezultatin në 1-2. /zoom.al/