zoom

Slider

Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

DASHI

Dëgjoni zërin e brendshëm që ju kërkon të jeni më i komunikueshëm sot. Mund të përfshiheni në debate dhe shkak mund të jetë vetëm mënyra juaj e të folurit.

DEMI

Do të keni një ditë shumë të bukur, të mbushur me surpriza të këndshme. Do të ndiheni në formë të mirë dhe i rrethuar nga dashuria. Shfrytëzoni këto momente për të marrë energji për në ditët në vazhdim.

BINJAKËT

Ndihuni i lire për tua thënë gjërat troç disa personave. Do ta kuptoni se do të ndiheni në formë shumë të mirë pasi të keni shprehur atë që ndjeni brenda jush. Mjafton të tregoni kurajë.

GAFORRJA

Ju duket sikur keni një barrë të rëndë mbi shpinë. Sa më shumë të ecni, aq më shumë do ta ndjeni këtë barrë. Çlirohuni nga kjo barrë në mënyrë që të ndiheni mirë me veten tuaj.

LUANI

Mund t’ju kërkohet që të ngadalësoni pak hapat tuaja. Duhet ta dëgjoni këtë mesazh të rëndësishëm që mund të jetë për të mirën tuaj. Merreni jetën më me qetësi.

VIRGJËRESHA

Mësoni tu thoni jo disa personave të cilët herë pas here përpiqen t’ju përdorin. Kujdesuni më shumë për vete dhe nevojat tuaja sepse fillimisht jeni ju që keni rëndësi, pastaj të tjerët.

PESHORJA

Mos e nënvlerësoni fuqinë e të tjerëve sot. Mund t’ju duken shumë konfuz, por po ti dëgjoni me kujdes, do të kuptoni se ata kanë shumë vlera të fshehura.

AKREPI

Ndajini me të tjerët dhuntitë që keni. Do të kuptoni se sa më shumë të angazhoheni aq më shumë do të mësoni për vete. Do të sfidoheni në disa mënyra që nuk e kishit menduar kurrë.

SHIGJETARI

Mos hezitoni që të thoni atë që ndjeni edhe pse mund t’ju duket e vështirë. E vërteta është se njerëzit nuk mund t’jua lexojnë çfarë keni në mendje, prandaj është mirë ti shprehni ndjenjat dhe dëshirat tuaja.

BRICJAPI

Mos harroni se është një force e jashtëzakonshme që po ju ndihmon këto ditë. Mos harroni se gjithmonë keni një person i cili ju mbështet. Nuk do të jeni kurrë vetëm.

UJORI

Përqendrohuni më shumë te natyra juaj e brendshme. Përdoreni romanticitetin që ju karakterizon për të bërë për vete një person të cilin e vlerësoni shumë.

PESHQIT

Kërkoni këshilla nga një njeri i afërt më të moshuar. Do të kuptoni se duke biseduar me të moshuarit mund të mësoni shumë. Mund të merrni leksione të jashtëzakonshme për të ardhmen.