Aplikacion
Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se zhvillimet e fundit në parlament nuk nënkuptojnë mbylljen përfundimtare të çështjeve që lidhen me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke paralajmëruar se priten lëvizje të reja nga SPAK.
Sipas tij, mbyllja e procedurës së fundit parlamentare është vetëm e përkohshme dhe brenda javës mund të ketë një kërkesë të re nga SPAK drejtuar Kuvendi i Shqipërisë, e shoqëruar me prova dhe akuza të tjera.
Çollaku theksoi se deri më tani janë dërguar rreth 11 procedura në parlament dhe sipas tij nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe dosje të tjera hetimore.
Sipas gazetarit, nëse hetimet ndaj Ballukut konsiderohen të mbyllura, atëherë faza tjetër mund të çojë drejt niveleve më të larta të përgjegjësisë politike, duke përmendur edhe kryeministrin Edi Rama.
Ai përmendi një sërë çështjesh që, sipas tij, mund të lidhen me hetimet, përfshirë aferën e inceneratorëve, projektet energjetike në Vlorë dhe skemat e investimeve strategjike.
“Kjo është një mbyllje e përkohshme e procedurës parlamentare. Kurse ajo çfarë vjen dhe ajo që është bërë gati, unë besoj brenda javës Struktura e Posaçme do të ketë një kërkesë tjetër për t’ia përcjellë parlamentit me prova të reja, me akuza të reja.
Sepse deri tani ka 11 procedura të përcjella në kuvend, ka dhe të tjera. Ajo çfarë po flitet në harkun e një muaji, diçka më tepër Porto Romana, është një çështje që ka kaluar nga duart e Ballukut dhe që vazhdon hetimet prej disa muajsh në strukturën e posaçme.
Pra, ku lajmërimi është se do të ketë çështje të tjera që vijnë sigurisht te Balluku dhe nëse Rama është i bindur që është mbyllur çështja e Balluku, atëherë ai është duke na, duke na lajmëruar se është hapur çështja Rama.
Sepse, këto çështje, këto faza kanë. Mbyllet Balluku, shkon te Rama, sepse Balluku do çonte Rama. Në këtë rast. 40 po t’i numërojmë tani t’i bëjmë me checklist. Çështje që të çojnë tek Edi Rama, ajo që ju përmendët, incineratori, Vlora, termocentralet, investimet strategjike. Shumë interesante për një moment, kjo te investimet strategjike.
Në një dosje që vjen nga Belgjika që dhe ju e keni përcjellë si informacion, një nga ato trafikantët e arrestuar që po është bëhet gjyqi në Belgjikë, thekson te atje në përgjime që janë 17 banesa i kam në Fier, 15 në Durrës, 7 në Tiranë, 4 dyqane. Paratë ja kam dhënë një biznesmeni, ai bën këto dokumentacionin fiktiv për të më kaluar në llogari mua këto të ardhurat, vetëm në 2019 kjo histori.
Një që është tërësisht anonim në këtë, thashë të themi me grupet e mëdha kriminale. Po këta të tjerët çfarë batërdie kanë bërë? Pra, pastrimi i parave është pikërisht ajo që lidhja që, edhe Struktura e Posaçme, unë këtu do të thoja që është defiçit, sepse edhe prioriteti i aleatëve tanë strategjik kush është? Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave.
Dhe kjo qeveri po lejon pastrimin e parave. Me leje të kryeministrit, të këtyre ministrave. Se ky zotëria aty, edhe të tjerë që janë trafikantë, disa të arrestuar, disa biznesmenë që ne i quajmë biznesmenë të ndershëm. Kam thënë herë dhe po e përsëris, janë të paktën tre kompani të mëdha hidrokarburësh që kanë trafikuar drogë me botet e naftës. Njëra rrugë është me kokainë. Njëra është me naftë. I dinë ata, zotëritë e tij.
SPAK-u pra, sigurisht që i dinë, i kanë me emra. Dhe unë i kam me emra po thashë pres ata, ja u lë radhën atyre sepse janë zyrtarë’, deklaroi gazetari Basir Çollaku në SYRI TV./ Zoom.al