zoom

In Zoom

Parakalime të gabuara dhe ndalime në sens të kundërt! Çfarë u pa në videon e Ramës

Duke bërë me dije se Bypass-i i Vlorës do të hapet përfundimisht më 9 korrik, kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm, një video nga aksi në fjalë.

Teksa uronte një të diel të qetë, në sekuencat e përshpejtuara shfaqej një panoramë e përgjithshme e Bypass-it, për të reklamuar kështu parametrat e rrugës, sinjalistikën dhe qarkullimin në të. Pa kuptuar në fakt se paralelisht me to, u promovuan dhe shkeljet.

Në video vihen re parakalime të gabuara si dhe një automjet i ndaluar në drejtim/sens të kundërt.


Duket se kryeministrit (dhe stafit të tij) as që i bëjnë përshtypje shkeljet dhe publikimi i videove të tilla, që i inkurajon më shumë shkelësit, ndërkohë që policia rrugore po bën apel përditë dhe po përdor edhe drone e makina inteligjente për t’i kapur ata.

Përpos komentuesve të përhershëm që nuk mungojnë asnjëherë me përgëzimet dhe lëvdatat ndaj punëve qeveritare

nuk kanë munguar as kritikët. Disa shkruajnë se do të donin një rrugë me jo kaq shumë kthesa të forta, si dhe të tjerë shprehen se nuk do mund të shkojnë kurrë aty, prej çmimit stratosferik të naftës.