zoom

Slider

Papa Francesku dhe dashuria e përjetshme për futbollin: Unë preferoj…

Edhe Papa Francesku e admiron futbollin dhe ka qenë një nga pasionet rinore të tij, si çdo amerikano-jugor që e ka në gjak këtë sport.

Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, ka zbuluar së fundmi se cilin prej dy legjendave të vendit të tij, Argjentinës, Mesin apo Maradonën, preferon më shumë. Por ai i surprizoi të gjithë kur tha që asnjërin dhe se i preferuari i tij është legjenda e Brazilit, Pele.

“Midis Maradonës dhe Mesit, kë preferoj? Do të them një të tretë, Pele. Maradona ishte i mrekullueshëm si lojtar, por si njeri ai dështoi, ai rrëshqiti mes atyre që e lavdëruan dhe nuk e ndihmuan, djaloshi i gjorë. Messi është shumë korrekt, zotëri, por unë preferoj Pelen, një njeri me zemër, ai ishte shumë humanitar. Megjithatë ata të tre mbeten të mëdhenj”, deklaroi Papa Françesku. /ZOOM.AL/