Aplikacion
Zoom.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë në Shkodër ku një 50-vjeçar humbi jetën si pasojë e parakalimit të gabuar të një mjeti tip Benz.
Siç shihet në video, automjeti tip “Benz” me drejtues Adnand Galicën është përplasur me shpejtësi me furgonin tip “Ford” që drejtohej nga Fatbardh Lishi. Pas përplasjes, një prej mjeteve ka goditur edhe një person që po lëvizte me biçikletë.
Aksidenti tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës rreth orës 08:10.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës, rreth 50 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë, dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të dëmtuar lehtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.