Aplikacion
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një person rreth 50 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz ka përplasur viktimën, i cili po lëvizte me biçikletë. Më pas, i njëjti automjet ka përplasur edhe një furgon që ndodhej aty pranë.
Si pasojë ndërroi jetë personi që udhëtonte me biçikletë dhe u plagosën rëndë dy shoferët e automjeteve, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ Zoom.al


