zoom

Aktualitet

EMRI/ Kush është 62-vjeçari që u përplas për vdekje sot në Shkodër

EMRI/ Kush është 62-vjeçari që u përplas për vdekje sot në Shkodër

Identifikohet viktima e aksidentit të shënuar mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Policia ka bërë me dije se persono që humbi jetën si pasojë e përplasjes së makinave është Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç, banues në Shkodër. Ai po lëvizte me biçiketë në momentin e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10, kur një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Adnand Galica, është përplasur me një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga Fatbardh Lishi. Përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe me shpejtësi.

Si pasojë e goditjes, një prej automjeteve ka devijuar dhe ka përplasur Shkëlqim Krasniqin, që ishte me biçikletë. Goditja ka rezultuar fatale për 62-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al

Postime të lidhura