zoom

Lajme

Pajtohen Rama dhe Kurti? Shfaqen krah njëri-tjetrit në Bruksel

Presidentja e Komisionit Europian priti këtë të enjte në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm ishin kryeministri i vendit, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ablbin Kurti dhe presidentë e kryeministra të tjerë të vendeve të rajonit.

Siç shihet nga pamjet, kryeministrat Rama dhe Kurti janë pozicionuar oranë njëri tjetrit në foton familjare përpara takimit.

Nuk dihet nëse janë “shkrirë akujt” apo nëse kanë pasur mundësi të bisedojnë dy liderët, të cilët nuk njihen për marrëdhëniet më të mira mes tyre.

Në qendër të takimit që presidentja e KE, organizoi, temë kryesore ishin qëllimet dhe misionet e këtij institucioni për 5 vitet e ardhshme, si dhe axhendat që vendet e rajonit tashmë kanë paraqitur për të përfituar nga Plani i Rritjes.