Aplikacion
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka dhënë miratimin për buxhetin e vitit 2026, i cili kap vlerën e rreth 400 milionë eurove, në një mbledhje të zhvilluar pa pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Më herët, disa anëtarë të Këshillit kishin kërkuar që kryebashkiaku të ishte i pranishëm gjatë diskutimit të projektbuxhetit, por kjo kërkesë nuk u pranua nga SPAK, duke bërë që mbledhja të zhvillohej në mungesë të tij.
Buxheti i miratuar parashikon një sërë politikash sociale dhe mbështetëse për qytetarët. Mes tyre përfshihet dhënia e 1 500 kredive të buta për çiftet e reja, sigurimi i aboneve falas të transportit publik për studentët dhe pensionistët, si dhe shpërndarja e 1 400 bonuseve të qirasë për familjet e prekura nga tërmeti dhe për përfituesit e ndihmës ekonomike.
Një peshë e veçantë i është dhënë sektorit të arsimit, ku janë planifikuar 9.2 milionë euro për rreth 12 mijë nxënës. Për herë të parë, këta nxënës do të përfitojnë ushqim falas në institucionet arsimore./ Zoom.al