zoom

Aktualitet

Diskutimet për buxhetin/ SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje

Diskutimet për buxhetin/ SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhje

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos miratojë kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për praninë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen ku do të diskutohet dhe miratohet Buxheti i vitit 2026.

Vendimi i SPAK nënkupton se Veliaj nuk do të marrë pjesë fizikisht në procesin e konsultimit dhe shqyrtimit të projektbuxhetit për Tiranën.

Këshilli Bashkiak argumentonte se pjesëmarrja e kryebashkiakut në mbledhje është e parashikuar si detyrim ligjor nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, duke theksuar se prania e tij është e nevojshme për sqarimin dhe detajimin e zërave të projektbuxhetit, si dhe për garantimin e bashkëpunimit institucional në çështje që prekin interesin publik.

Megjithatë, SPAK ka vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet për të lejuar pjesëmarrjen e Erion Veliajt në këtë mbledhje, duke rrëzuar kështu kërkesën e Këshillit Bashkiak. Vendimi i institucionit të posaçëm mbetet në fuqi dhe mbledhja për Buxhetin 2026 pritet të zhvillohet pa praninë e kryebashkiakut të Tiranës./ Zoom.al

Postime të lidhura