zoom

Kosova

Osmani nderron me titullin “Hero i Kosovës”, italianin që vdiq duke luftuar me UÇK në Koshare

Osmani nderron me titullin “Hero i Kosovës”, italianin që vdiq duke luftuar me UÇK në Koshare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar pas vdekjes (post-mortem), me urdhrin “Hero i Kosovës”, italianin Francesco Guiseppe Bider, që vdiq në Koshare si pjesë e UÇK-së.

Lajmin për ndarjen e kësaj medaljeje e konfirmoi vetë presidenca përmes një komunikate. Presidentja Urdhrin ia dorëzoi vëllait të heroit, z. Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares.

Ajo theksoi se heroi Francesco Bider besoi në lirinë e popullit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ishin pamjet e vrasjeve, djegieve, vuajtjeve të zhvendosurve, pamjet e kampeve të refugjatëve dhe gjithë realitetit të tmerrshëm që kalonte populli ynë nga regjimi gjenocidal të Millosheviqit që e shtyen Francescon t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, ku edhe ra dëshmor”, ka thënë Presidentja Osmani. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura