zoom

Kosova

Kosova mban sot Forumin për Gratë Paqen dhe Sigurinë, rreth 1 mijë të pjesëmarrës

Edicioni i dytë i Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, ka filluar sot në Kosovë dhe do të zgjasë për dy ditë rresht.

Ky edicion do të mirëpresë pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete të botës me afro 1 mijë pjesëmarrës, me qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe paqes.

Pjesë e forumit është edhe presidenti i Shqip¢risë Bajram Begaj, i cili mbërriti në Prishtinë ditën e djeshme. Kreu i shtetit pritet të mbajë edhe një fjalim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pak para fillimit të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë iu është adresuar qytetarëve përmes një video-mesazhi.

Osmani ka thënë se është hera e dytë që e organizojmë këtë forum ndërkombëtar që mbledh mbi 700-800 përfaqësues nga mbi 40 shtete të botës.

Qeveria ka stolisur edhe godinën e saj me lulen simbol të luftës kundër dhunës seksuale që u krye në Kosovë gjatë luftës. /ZOOM.AL/