zoom

Të gjitha

Ori Nebijaj shtatzënë?

Ori Nebijaj është përfolur ditët e fundit në mediat rozë për një shtatzëni. Dyshimet nisën për shkak se moderatorja dukej me bark më të fryrë se zakonisht në disa foto dhe kaq u desh që të gjithë të mendonin se ajo ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo sot në emisionin “Wake Up”, Ori u është përgjigjur këtyre aludimeve dhe ka treguar se si është e vërteta. Moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj, Isli Islami.

“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori.

Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Kjo situatë u pasua dhe me një batutë nga Isli, që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Ori Nebijaj nuk ka folur ndonjëherë në lidhje me jetën e saj private dhe deri më sot në media nuk është folur për ndonjë histori dashurie të moderatores.
Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, Ori kandidoi si deputete e Partësë Demokratike në qarkun e Tiranës. Mirëpo Partia Demokratike nuk fitoi shumicën e votave dhe tashmë pritet të shohim nëse Ori do e vazhdojë më tej rrugëtimin e saj në televizion apo jo.