Aplikacion
Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.
Ndreu mbante deri më tani detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë. Më herët, ai ka mbajtur dhe poste të tjera, si zëvendës drejtor në Kukës, por dhe shef i Komisariatit nr. 6, Tiranë.
Elidon Çela, u pezullua më 30 maj nga detyra e tij pas protestave të qytetarëve kundër projektit në Zvërnec.
Arsyeja e pezullimit vjen si pasojë e raportimit të gabuar lidhur me një nga protestuesit, të cilit i janë shkaktuar dëmtime në trup nga punonjësit e shoqërisë private.
Në njoftimin e Policisë së Vlorës, u cilësua se protestuesi ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, gjë që u kundërshtua nga Policia e Shtetit.

