Aplikacion
Për më shumë se dy orë punonjësit bllokuan hyrjen në kantier dhe çdo proces pune.
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”, u shpreh një prej tyre.
Punonjësit thanë se nëse nuk ka një zgjidhje për situatën, do të bllokojnë punën derisa t’u jepen pagat e munguara. Pas negociatave me përfaqësues të kompanisë protesta u pezullua, pasi punonjësit morën premtimin se pagat do t’u kalojnë brendta të premtes.
Nëse premtimi nuk mbahet, ata paralajmëruan se do të ketë sërish pezullim të punimeve dhe protesta.
Pacolli blen 40 % të aksioneve për 4450 euro
Behgjet Pacolli del hapur me aeroportin e Vlorës. Koncesioni 35 -vjeçar për 104 milionë euro është thuajse plotësisht i tij, pasi turqit që ishin pjesë përbërëse e konsorciumit që fitoi koncesionin janë larguar.
Kopania “Mabco Constructions SA” e Pacollit ka blerë për vetëm 4.450 euro 40 % të aksioneve të kompanisë turke “YDA Insaat Sanayi Ticaret”, që ishte ortake në shoqërinë Vlora International Airport.
Në këtë mënyrë Pacolli ka futur në dorë 98 % të aksioneve të shoqërisë. 2 % i zotëron kompania tjeteër nga Kosova, 2A Group, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, i cili deri në vitin 2019 ka qenë konsull nderi i Shqipërisë në Kosovë.
Pacolli ka vepruar si pronar i vetëm edhe kur turqit ishin pjesë e shoqërisë. Nga pasqyrat financiare rezulton se ai ka financuar të gjithë kontributin financiar nëpërmjet “Mabco Construction”. Dy aksionerët e tjerë nuk kanë dhënë asnjë financim.
Ky fakt dhe blerja e aksioneve të komapanisë turke ngrenë dyshime se turqit kanë marrë pjesë në garë vetëm për të plotësuar kriteret e vendosura për fitimin e koncesionit.
Nëse turqit nuk do të ishin pjesë e konsorciumit, Pacolli nuk do të kishte mundur ta merrte koncesionin.Një ndër kriteret e garës ishte që kompanitë apo bashkim i kompanive konkurruese të kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
YDA, pronari i së cilës ka lidhje të forta me Erdogan dhe partinë e tij, rezuton të ketë marrë pjesë në projekte të ndërtimit të aeroporteve sipas modeleve BOT dhe PPP. “Përveç operacioneve të saj në ndërtim dhe kontraktim dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme, kompania është aktive në një sërë sektorësh si menaxhimi i aeroportit etj” thuhet në historikun e saj. Kjo kompani ka ndërtuar edhe spitalin e Fierit me urdhër të presidentit turk Erdogan.
Shkaqet e shitjes së aksioneve nga YDA janë të paqarta dhe ngrenë mjaft pikëpyetje.
Nuk kuptohet se si një kompani e madhe, shpreh interesin për të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare, e fiton atë, ka garancinë nga shteti se do të marrë jo vetëm investimin, por edhe fitimin e munguar, dhe më pas vendos të largohet duke marrë vetëm 4,450 euro, një vlerë kjo që ajo do të duhet ta ketë shpenzuar vetëm për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për koncesionin.
Sipas kontratës, në rast se të ardhurat minimale të parashikuara në planin e biznesit të operimit të aeroportit nuk realizohen, kompania koncesionare do të përfitojë nga shteti një shumë që mund të arrijë deri në 138 milionë euro përgjatë 10 viteve pas fillimit të operimit të aeroportit, një fitim ky likuidon investimin dhe ka fitim sa 1/3 e investimit.
MENAXHIMI NË DUAR TË KOMPANIVE PA EKSPERIENCË
Me largimin e YDA, Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës do ta menaxhojnë “Mabco Construction” dhe “A2 Group”, që të dyja kompani ndërtimi pa asnjë eksperiencë në projekte të menaxhimit të projekteve të tilla.
As “Mabco Construction” dhe as “A2 Group” nuk kanë menaxhuar më parë aeroporte, lokale apo ndërkombëtare.
KONTRATA NË SPAK
Kontratat PPP mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues u lidh në prill të vitit 2021, por projekti ka ngjallur kritika të forta nga ambientalistët, të cilët thonë se ai është dhënë në kundështim me ligjet e vendit.
Për më tepër, një investigim i kryer nga OCCRP ka ngritur më shumë pikëpyetje se si një konsorcium me lidhje politike ka fituar një tender për të ndërtuar dhe operuar aeroportin ndërkombëtar të Vlorës për 35 vite.
Një padi civile e dorëzuar në gjykatë nga një ofertues tjetër me bazë në Mbretërinë e Bashkuar pretendon se qeveria shqiptare ka manipuluar një tender në favor të konsorciumit turko-kosovar, duke futur në garë një kompani tjetër që madje as nuk ka bërë ofertë për të dhënë idenë e një gare.
Kompania AL-DE ka dërguar gjithashtu një kallëzim penal në SPAK duke akuzuar qeverinë se ka fabrikuar dokumente që nuk janë dorëzuar në garë. SPAK i ka nisur hetimet, por nuk i ka përfunduar ende. Sipas saj, qeveria lejoi futjen në garë të një kompanie fiktive dhe ndryshoi rregullat vetëm 4 ditë para shpalljes së fituesit, me qëllimin e vetëm që koncesioni t’i jepej koncesionit turko-kosovar.
Zyra e kryeministrit Rama dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku vazhdojnë të heshtin mbi kërkesat për koment.
PACOLLI DHE SINAN IDRIZI PAS PROJEKTIT
Sinan Idrizi është biznesmeni shqiptar pjesë e negociatave fillestare për ndërtimin e Aeroprotit të Vlorës në 2017. Në 2018 kryeministri Rama deklaroi se qeveria kishte marrë një propozim nga konsorciumi për tre kompani të mëdha Turke; Cengiz Holding, Kalyon Holding, dhe Kolin Construction. Ata janë pjesë e konglomeratit që opozita Turke i ka vendosur nofkën “pesë hajdutët” duke i akuzuar ato si kompani që favorizohen nga qeveria e Erdogan. Në 2013, të pesta kompanitë po hetoheshin për korrupsion dhe për pagesa të haraçeve korruptive që të fitonin projekte nga qeveria. Por hetimin e pushoi Erdogan që ndërhyri në organet e hetimit sikundër dhe raportojnë mediat turke.
Në fundin e vitit 2019, qeveria shqiptare u tërhoq nga marrëveshja me konsorciumin turk, pa dhënë asnjë shpjegim.
Behgjet Pacolli është një nga njerëzit më të pasur në Kosovë, me një pasuri të përafërt prej 800 mln eurosh. Ai ka qenë zëvendëskryeministër i Kosovës, ministër i Jashtëm dhe, për një periudhë të shkurtër në vitin 2011, president i saj.
Mabetex u kthye në qendër të vëmendjes kur u zbulua përfshirja e kësaj kompanie në një skandal të madh korrupsioni në fund të viteve 1990 ndërsa u akuzua nga prokuroria në Rusi se drejtuesit e saj janë përfshirë në korrupsion pasi kanë dhënë pagesa në këmbëim të marrjes së kontratave të shtrenjta për të kryer punime në Kremlin. Hetimi u rrëzua pak më vonë pasi hetuesi kryesor u pushua nga puna mbi një video të çuditshme dhe tejet të dyshimtë për seks skandal. Një investigim i mëtejshëm për pastrim parash dhe korrupsion u rrëzua gjithashtu në Zvicër ku Pacolli është tanimë rezident.
Ai është gjithashtu i njohur për lidhjet e tij me figura të krimit të organizuar përfshirë dhe Milan Radoiçiç, një figurë me peshë në partinë më të madhe të etnisë serbe në Kosovë dhe me Jose Enrique Rais i akuzuar për mashtrim dhe trafik kokainë nga El Salvador.
Ka dyshime të forta se Raeis është në listën e “më të kërkuarve” në vendin e tij, sikundër raportohet që është në listën e kuqe të Interpol dhe gjithashtu një nga “objektivat prioritar” të Departamentit të luftës kundër Drogës në SHBA. Kompanitë e tij, Rais Group International NC, LLC, jam cituar në vendimet e gjykatë së SHBA si “subjekt i hetimit ndërkombëtar për lidhjet me krimin e organizuar, kompani fantazmë, kartele dhe politikanë të korruptuar.”
Të dhënat nga korporata tregojnë se Pacolli ka qenë menaxher i Rais Group deri në 2011 ndërsa kompanie ka qenë e investiguar nga prokuroria.
Pacolli pranoi se e njihte Raisin, por mohoi të ketë qenë menaxher i Rais Group. “Unë e njoh Jose Enrique Rais si një biznesmen që ka operuar në botën e aviacionit dhe si një qytetar zviceran,” tha ai. “Kam marrë me qira një aeroplan nga kompania që ai zotëronte për disa muaj, por nuk dija që ai ishte trafikant droge”.
Pavarësisht shoqatave të turbullta të Pacollit, Rama e konsideron atë si mik të ngushtë. Kryeministri ka folur publikisht për “dashurinë dhe respektin” e tij për Pacollin, të cilit i referohet si “Baca” Behgjet, një term i dashur që përdoret shpesh për anëtarët e moshuar meshkuj të familjes në veri të Shqipërisë.
Një vit pas tërmetit të madh që goditi Shqipërinë, nëntor 2019, e që shkaktoi 51 humbje jete dhe rrënimin e qindra banesave, Fondacioni Behgjet Pacolli që ka nënshkruar një çek për të rindërtuar një zonë të tërë në qytetin e Fushë-Krujës për një shumë me vlerë 1 mln euro. Disa muaj më vonë në Janar 2021 qeveria hapi tenderin për Aeroportin e Vlorës.
Përfaqësuesi i konsorciumit fitues, Valon Lluka, është gjithashtu një ortak i Pacollit. Ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Kosovës ka investiguar Llukën dy herë për abuzim me detyrën dhe mashtrim, të dyja lidhen me rolin e tij si ekzekutiv i Bankës Ekonomike në Prishtinë, e cila është në pronësi të familjes Pacolli.
Rasti i parë i abuzimit me postin e tij u rrëzua në 2019 pasi gjykata vendosi se çështja qe parashikuar. Lluka u shpall i pafajshëm për herë të dytë për shkak të mungesës së provave. /Zoom.al
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia