Aplikacion
Ka marrë një tjetër rrjedhë, lufta për mandatin e vetëm të “Nismës Shqipëria Bëhet”.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi që mandati i vetëm që fitoi “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, t’i kalojë Ana Dajkos. Ajo ishte e renditur e para në listën e mbyllur të koalicionit në Tiranë.
Në këtë mënyrë, KAS vendosi rrëzimin e pjesshëm të kërkesës ankimore të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, e cila donte që mandati t’i kalojë Adriatik Lapajt.
KAS rrëzoi edhe kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, i cili ia kishte kaluar mandatin kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvanit.
Relatori i kësaj ankese, Elvis Çefa sqaroi se dorëheqja më 11 maj e kandidatëve në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është “nul” dhe nuk mund të merret në konsideratë.
“Për rrjedhojë subjekti nuk mund të presë të miratojë një ligj që është nul. Në këto kushte ky akt nuk krijon asnjë pasojë juridike sepse heqja dorë nga kandidimi do të thotë në vetvete prishjen e listës së kandidimit të atij subjekti zgjedhor, e cila pasojë ligjore ka ndalimin e konkurrimit të atij subjekti në zgjedhje, çka në këtë moment që është zgjedhur të bëhet si strategji politike nga ana juaj është i pamundur si proces,”- tha Çefa.
Çështja e mandatit të vetëm të “Nismës Shqipëria Bëhet” krijoi përplasje mes drejtuesve të koalicionit, Endrit Shabanit të “Nismës Thurje” dhe Adriatik Lapajt të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”./Zoom.al
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës