zoom

Lajme

Mbyllet sherri me Endri Shabanin, mandatin e merr kushërira e Adriatik Lapajt

Mbyllet sherri me Endri Shabanin, mandatin e merr kushërira e Adriatik Lapajt

Kleana Xhuveli do të marrë mandatin për të cilin u grindën Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

Vendimi u mor nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili zhvilloi këtë të mërkurë një seancë publike ku pritet të miratohet shpërndarja e mandateve të deputetëve për fituesit në zgjedhjet e përgjithshme në Qarkun e Tiranës.

Në sallën e mbledhjeve të KQZ-së ka mbërritur Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Xhuveli është kushërira e parë e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur.

Sipas marrëveshjes së arritur më herët mes dy partive që përbëjnë këtë koalicion, kandidatët e listës së mbyllur kishin firmosur paraprakisht dorëheqje nga mandati, për të hapur rrugën kandidatëve të listës së hapur. Në këtë rast, mandati do t’i takonte Adriatik Lapajt.

Megjithatë, situata u komplikua pasi Zeqir Kordhoni, i afërmi i drejtuesit tjetër të koalicionit Endri Shabani, ka paraqitur kërkesë për të marrë mandatin. Shabani dhe Kordhoni pretenduan se kjo vjen si pasojë e një premtimi të pambajtur të Lapajt, i cili sipas tyre kishte deklaruar më herët se do të heqë dorë nga mandati nëse koalicioni do të siguronte vetëm një vend në Kuvend.

Postime të lidhura