zoom

Lajme

Do të futet në Parlament si deputete, reagon kushërira e Adriatik Lapajt

Do të futet në Parlament si deputete, reagon kushërira e Adriatik Lapajt

Pas marrjes së mandatit të vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Kleana Xhuveli ka dhënë një prononcim për mediat, ku është zotuar për përfaqësim me dinjitet të votuesve të saj.

“Duke qenë se lëvizja jonë ka në themel garën me lista të hapura, zotohem se do ta përfaqësoj me dinjitet mandatin. Në ditën që beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek i zoti, tek njeriu më i votuar i lëvizjes tonë, Adriatik Lapaj, unë do të jem aty për të garantuar vijimësinë e këtij procesi”, u shpreh Xhuveli.

Pas një përplasjeje disa-ditore mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, Xhuveli mori mandatin për të cilin u grindën ata.

Ajo ishte katërta në listën e mbyllur të koalicionit. Xhuveli është kushërira e parë e kandidatit Adriatik Lapaj, i cili është shpallur fituesi me më shumë vota preferenciale në listën e hapur./ Zoom.al

Postime të lidhura