zoom

Lajme

KQZ merr vendimin, nipi i Inva Mulës “i rrëmben” mandatin partisë së Tom Doshit në Tiranë

KQZ merr vendimin, nipi i Inva Mulës “i rrëmben” mandatin partisë së Tom Doshit në Tiranë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur se mandatin e Partisë Social-Demokrate në Tiranë, të drejtuar nga Tom Doshi, do ta marrë Tedi Mula.

Tedi Mula ishte më i votuari në listën e hapur të kësaj force politike në kryeqytet dhe zgjedhja e tij erdhi pasi PSD kërkoi ditën e sotme djegien e listës së mbyllur të Tiranës, kërkesë që u pranua nga KQZ, e cila njohu dorëheqjet nga marrja e mandatit.

Ka siguruar edhe kërkesat për dorëheqje të 12 kandidatëve të listës së mbyllur të Partisë Social-Demokrate në Tiranë.

Më herët KQZ vendosi edhe për mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në Tiranë, i cili i kaloi Kleana Xhuvelit.

Postime të lidhura