zoom

Aktualitet

Noka: Dy këshilltarët e PD-së i larguam se kanë punuar për PS-në!

Noka: Dy këshilltarët e PD-së i larguam se kanë punuar për PS-në!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me largimin e dy këshilltarëve nga grupi i PD të Bashkisë Durrës.

Në një postim në rrjete sociale, Noka ka hedhur poshtë pretendimet se dy këshilltarët janë larguar nga PD për shkak se i janë bashkuar grupit të Salianjit.

Sipas Nokës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija janë larguar nga radhët e PD-së, pasi kanë punuar për Partinë Socialiste.

“Lidhur me dezinformimin e mediave të qeverisë për motivin e vendimit për largimin e dy këshilltarëve nga grupi i këshilltarëve të PD të Bashkisë Durrës sqarojmë sa vijon:

Dy këshilltarët e grupit të PD në Bashkinë Durrës janë larguar nga grupi i këshilltarëve dhe nga strukturat e PD lokale me kërkesë të degës PD, Durrës e cila ka depozituar këtë kërkesë kohë më parë.

Arlind Boshku është vërtetuar se ka punuar për Partine Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Kurse Dritan Burgija ka shfrytëzuar pozicionin e këshilltarit të PD për përfitime personale nga Bashkia dhe po sipas relacionit te degës PD, Durrës ka punuar për PS.

Çdo interpretim tjetër është trillim”,- shkruan Noka në fb.

Postime të lidhura