zoom

Lajme

Berisha e akuzoi se përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët, Salianji: Qesharake! Të bëhet garë e hapur brenda PD

Berisha e akuzoi se përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët, Salianji: Qesharake! Të bëhet garë e hapur brenda PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës, sipas të cilave ai konsumonte dreka me Agasin dhe përdorte Suel Çelën për të kërcënuar demokratët.

Në reagimin e tij, Salianji i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si sulme politike dhe të motivuara nga frika e garës brenda opozitës.

“Sulmet e Sali Berishës nuk janë as të rastësishme dhe as të sinqerta. Janë shprehje e frikës nga gara dhe humbjes së privilegjeve që e kanë bërë të destabilizohet,” deklaron Salianji në reagimin e tij.

Ai shton se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë pazari me pushtetin, ndërsa thekson se për qëndrimet e tij politike ka paguar edhe me pasoja personale.

“Të më akuzosh mua për lidhje me krimin është jo vetëm qesharake, por dëshmi e një paniku të thellë politik,” shprehet ai.

Salianji i ka cilësuar pretendimet si shpifje dhe përpjekje për baltosje politike, duke shtuar se kërkon garë të hapur dhe të ndershme brenda Partisë Demokratike.

Ai nënvizon se mbetet i angazhuar në betejën politike “pa frikë”, për një opozitë fituese dhe ndryshim politik.

Postime të lidhura