zoom

Aktualitet

Njoftim për lexuesit e Zoom.al: Sulm kibernetik ndaj faqes sonë

Njoftim për lexuesit e Zoom.al: Sulm kibernetik ndaj faqes sonë

Zoom.al dëshiron të informojë lexuesit dhe ndjekësit se faqja jonë është bërë objekt i një sulmi kibernetik, i cili sipas ekspertëve tanë e ka bazën në Singapor, Brazil dhe Rusi.

Siç tregojnë të dhënat nga Cloudflare, janë kryer përpjekje të shumta për të komprometuar sigurinë e faqes. Megjithatë, sistemet tona të mbrojtjes kanë arritur të ndalojnë këto sulme dhe të sigurojnë që Zoom.al të mbetet funksional për të gjithë lexuesit.

Ekipi ynë teknik po vijon monitorimin dhe marrjen e masave shtesë për të garantuar mbrojtjen maksimale të platformës.

Falenderojmë të gjithë lexuesit për mbështetjen dhe i sigurojmë se do të vazhdojmë të ofrojmë informacion të pavarur dhe investigativ, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar.

Ju lutemi të mos e humbisni durimin nëse ju kërkohet të bëni verifikimin që nuk jeni një robot dhe qëndroni të informuar me Zoom.al!/ Zoom.al