zoom

Slider

Njihuni me Sam, të fejuarën Anna dhe të dashurën e tij Megan! Si ndajnë kohën mes tyre

Nga e premtja deri të dielën, 33-vjeçari Sam Slevin jeton me të dashurën e tij Megan, 27 vjeç, në apartamentin e saj në Hampshire.

Ai gatuan për të dhe bëjnë shëtitje të gjata në pyll ose në plazh. Por të hënën në mëngjes, Sam shkon të jetojë me të fejuarën Anna, 26 vjeç, në shtëpinë që blenë së bashku tre vjet më parë.

Ai e kalon pjesën tjetër të javës atje dhe kthehet te Megan çdo fundjavë.

Por Sam nuk po bën një jetë të fshehtë të dyfishtë, pasi secilia prej tyre është në dijeni që ai ka dy lidhje njëkohësisht.

Të tre ata janë poliamorë, që do të thotë se kanë marrëdhënie të shumta seksuale. Edhe pse, në këtë rast, Megan dhe Anna nuk kryejnë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën, por janë të lumtura që “ndajnë” Sam.

“Shumica e njerëzve mendojnë se poliamoria ka të bëjë vetëm me seksin e çmendur dhe se Anna, Megan dhe unë jemi vazhdimisht në shtrat të tre së bashku duke kryer marrëdhënie seksuale treshe”, thotë Sam, duke shtuar “por ky nuk është rasti jonë”.

Më pas vazhdoi: “Mos më keqkuptoni, më pëlqen seksi. Kuptova se mund të kem ndjenja për më shumë se një person në të njëjtën kohë. Ju mund të doni absolutisht më shumë se një person.”

Ai tregoi se ka qenë ideja e të fejuarës së tij Anna për të krijuar lidhje të tjera.

“Isha pak nervoz sepse thjesht nuk e dija se si do të shkonin gjëra. Por më pas kuptuam se çdo gjë ishte shumë mirë”, tregoi Sam.

Anna shpjegon: “Unë gjithmonë e dija se nuk doja të ndihesha i kufizuar në një marrëdhënie tradicionale monogame. Dua të jem në gjendje të flirtoj, të flas me njerëz të rinj, të kem përvoja të reja pa u ndier e shtrënguar”.

Fillimisht, ideja ishte të kishin një marrëdhënie të hapur, që do të thotë se të dy mund të flinin me njerëz të tjerë.

Ajo treon: “Sa herë që shkoj në një takim, ia dërgoj vendndodhjen time Sam nëpërmjet telefonit, si dhe informacione se sa kohë do të jem dhe kë do të takoj.”

Për sa i përket shëndetit seksual, ka më shumë rregulla bazë si teste të shëndetit seksual çdo tre muaj dhe sa herë që prezantohet një partner i ri, përdoren mbrojtja derisa t’i jepet një rezultat negativ IST.

Një vit më parë, Sam u takua me Megan Taylor, përmes një faqe interneti. Takimi i tyre i parë përfundoi me një puthje dhe ai i tha Anës se do të dëshironte ta shihte përsëri Meganin.

“Kam pasur dy lidhje serioze monogame dhe në të dyja më është dashur të bëj shumë kompromis. Ndihesha e kufizuar”, tregoi Megan.

“Unë e vlerësoj pavarësinë time dhe nuk dua të ndryshoj gjërat tek unë për të kënaqur një njeri – dhe anasjelltas. Unë bëra shumë kërkime për marrëdhëniet jo monogame dhe kuptova se për mua, kjo ishte rruga ime”, tha ajo.

Kur Sam ra në dashuri me Megan, ai e dinte se duhet ta prezantonte atë me Anën, kështu që ajo shkoi në shtëpinë e tyre.

Ajo thotë: “Kur pashë Anën për herë të parë, thashë:  A mund të përqafohemi?”

Sam, nga ana tjetër, pranon se ishte ‘shumë nervoz’: “Ana dhe unë kishim rënë dakord që megjithëse do të ishte mirë t’i pëlqenim partnerët tanë të tjerë, në fund të fundit i takon atij personi të vendosë se kush është i duhuri për ta. Por padyshim që do të ishte mirë nëse do të shkonin mirë. Dhe kështu ndodhi.”

Por a janë xheloze?

“Megan është e bukur dhe padyshim që ka gjëra tek ajo që i kam zili, jo vetëm fizikisht. Por ajo është një person kaq i qeshur, saqë është e pamundur të jesh e trishtuar pranë saj”, thotë Anna.

Megan thotë: “Mendoj se Anna është e bukur. Sam është aq i mirë sa na bën të dyjave të ndihemi tërheqëse.”