zoom

Lajme

Babai i Meritonit e quajti lojë lidhjen e tij, Ilnisa: Fjalët i merr era

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të BBV3, Ronaldo Sharka pyeti Ilnisën për qëndrimin e babait të Meritonit, Sami, në lidhje me dashurinë e tyre.

Babai i Meritonit kur e pyet në emisionin “Cherry On Top” se si e ka parë lidhjen e tyre, ai u shpreh: Gjitha i kemi marrë në kuadër të lojës brenda është tjetër gjë.

I vetmi koment i Ilnisës ishte se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”.

Ronaldo Sharka: Deklaratën e babit të Meritonit, zoti Sami e keni parë në “Cherry on Top”?
Ilnisa: Padyshim që e pashë, por nuk është se kam ndonjë koment specifik. Por di të them që dashuria thyen çdo kufi edhe barrierë dhe fjalët i merr era.