zoom

Bota

Hamasi lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Hamasi lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

Hamasi ka lëshuar një breshëri raketash drejt Tev Avivit në zemër të Izraelit për të parën herë në gati 4 muaj.

Të paktën 8 prej tyre janë lëshuar nga Rafah në jug të Gazës, një lëvizje e papritur kjo që hedh në erë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të bindur shtetin hebre të tërhiqet nga ofensiva ushtarake që rrezikon me qindra mijëra civilë palestinezë në qytetin jugor, dhe i justifikon qëllimet e tij për të ndërhyrë në zonë.
Krahu ushtarak i Hamasit, brigadat Izzedine al-Qassam njoftoi përmes rrjetit Telegram se “ka ndërmarrë një sulm madhor me raketa’ ndaj tel Avivit.

Hamasi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian –ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur nisi luftën me Izraelin më 7 tetor. Nuk ka informacione për viktima apo dëme nga sulmi i tij i fundit me raketa.

Postime të lidhura