zoom

Lajme

Veshje më të shtrenjtë se çmimi i Big Brother, Françeska tregon sa i kushtoi veshja në finalen e BB

Françeska Murati u shfaq në finalen e Big Brother me një veshje më të shtrenjtë se vetë çmimi prej 100 mijë eurosh.

I gjithë look-u i ish-banores një natë më parë, arrin një shifër marramendëse, e që kalon dhe çmimin e madh të Big Brother Vip. Mësohet se e gjithë veshja që Françeska ka veshur ka arritur vlerën e 100 735€. Më të kushtueshme kanë qenë aksesorët, vathët dhe unaza e ish-banores, me një vlerë totale 99 400€.

Françeska edhe gjatë qëndrimit në shtëpi u komentua shumë për veshjet e saj të shtrenjta e luksoze, gjë e cila ka ndodhur edhe një natën e fundit të BBV.

“Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

Modelja tregoi në emisionin “Cherry on top”, që jo të gjitha fustanet ishin nga garderoba e saj, por disa prej tyre ua ka marrë shoqeve të saj bizneswoman në Shqipëri.

“Nuk ka ndonjëherë njerëz që mund t’i kënaqësh gjatë gjithë kohës. Patjetër që kam marrë fustane edhe ashtu. Nuk mund të them që të gjitha fustanet ishin 100% nga garderoba ime. Kam marrë një, dy, tri, katër fustane nga shoqet e mia që kanë biznese në Shqipëri dhe mi kanë dhënë fustanet. Pse jo? Përse të mos i suportoj shoqet e mia? Femrat në Shqipëri janë të forta”, – tha Françeska.