Aplikacion
Koloneli ukrainas, Oleksandr Oksanchenko ka humbur jetën përgjatë një beteje ajrore me forcat ruse.
Kështu ka raportuar korrespodenti i luftës nga The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko.
“Kolonel Oleksandr Oksanchenko, një nga asetet më të forta të Forcave të Armatosura të Ukrainës është vrarë në luftime ajrore”, ka bërë të ditur ai.
Mediet ukrainase kanë raportuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dha Oksanchenkos pas vdekjes titullin “Hero i Ukrainës”.
Ai, sipas mediave atje u konsiderua si “një nga pilotët luftarakë më të mirë në botë”.
Pikëpyetje mbi vdekjen e Enrik Mehmetit? Gazetari i kërkoi ndihmë të vëllait: Eja më shpëto



