Aplikacion
Agresioni rus vijon të shkaktojë viktima, populli ukrainas jeton nga çasti në çast me hijen e vdekjes, teksa vendi gjendet në ditën e gjashtë të luftimeve.
Raportime në mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se për herë të parë, në qytetin e tretë më të madh të Ukrainës, Odesa, kanë mbërritur armë zjarri reaktive, saktësisht bazuka ultra moderne, prodhime suedeze dhe angleze.
Të tilla armë, të njohura si antitank dëmtojnë edhe tanket më moderne ruse, si ato T90 apo tankun Armata.
Këto bazuka, ku çmimi i fabrikës së njërës prej tyre është afro 20 000 euro, përbëhen prej një gypi, të cilën luftëtari e mbështet në sup, duke e përdorur kështu jo vetëm kundër tankeve, por edhe autoblindave dhe bunkerëve.
Çfarë dihet tjetër rreth bazukave?
Bazooka (Bazuka), për të parën herë u përdor nga amerikanët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Emërtimi erdhi për shkak të ngjashmërisë së kësaj arme me një instrument muzikor, të popullarizuar nga komediani Bob Burns në vitet 1930.
Pikëpyetje mbi vdekjen e Enrik Mehmetit? Gazetari i kërkoi ndihmë të vëllait: Eja më shpëto