zoom

Aktualitet

Nipi i tij vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin, deklarata: Po ta dija…

Nipi i tij vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, Apeli lë në burg Gjon Shkambin, deklarata: Po ta dija…

Sot në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca gjyqësore në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ku u shqyrtuan masat e sigurisë për Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn, punonjës sigurie në ambientet e gjykatës.

Gjykata vendosi arrest me burg për të dy të pandehurit.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura xhaxhai i Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka shpërthyer në lot.

“Jam i keqardhur për çfarë ndodhi, po ta dija do ta kisha parandaluar”, tha i dyshuari që më herët kishte kundërshtuar masën duke u ankuar në shkallën e dytë.

Ndërkohë, vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk ka apeluar masën e arrestit me burg që i është caktuar më herët.

Sipas prokurorisë, Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni për planin e nipit të tij, por ai i ka mohuar këto pretendime.

Nga ana tjetër, Banush Koxhaj dyshohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka reaguar ndaj sinjalit të detektorit të metaleve, i cili kishte paralajmëruar praninë e armës me të cilën autori hyri në godinë për të kryer vrasjen.

Postime të lidhura