zoom

Bota

Ngjarje shokuese në Itali, nëna tenton të vrasë foshnjen e porsalindur

Ngjarje shokuese në Itali, nëna tenton të vrasë foshnjen e porsalindur

Autoritetet italiane kanë arrestuar një grua 38-vjeçare, e cila po hetohet për tentativë vrasjeje ndaj foshnjës së saj të sapolindur.

Sipas mediave italiane, dyshohet se gruaja ka lënë të porsalindurën për disa minuta me kokë në ujë në tualet.

E mitura u gjet nga familjarët dhe u mor menjëherë në dorë nga ekipet e emergjencës, të cilët arritën ta stabilizonin dhe ta dërgonin me urgjencë në Spitalin “Maria Vittoria” në Torino.

Ajo vazhdon të jetë në terapi intensive dhe mjekët e vlerësojnë gjendjen e saj si shumë delikate.

Sipas hetimeve paraprake, gruaja kishte lindur vetëm në banesë. Vëllai i saj, kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur motrën në tualet, së bashku me foshnjen.

Gruaja ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë dhe se u tremb gjatë lindjes, por policia dhe prokuroria e konsiderojnë këtë version të dyshimtë.

Sipas burimeve hetimore, 38-vjeçarja ka pasur probleme të mëparshme me varësinë nga droga dhe një të kaluar të vështirë. Prej disa muajsh ajo jetonte sërish me familjen, të cilët thonë se nuk kanë pasur asnjë ide se ajo ishte shtatzënë./ Zoom.al

Postime të lidhura