zoom

Bota

Ngjarje tronditëse/ 23-vjeçari abuzon seksualisht ms 6-vjeçaren

Ngjarje tronditëse/ 23-vjeçari abuzon seksualisht ms 6-vjeçaren

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 23-vjeçar, i akuzuar për abuzim seksual ndaj një vajze 6-vjeçare.

Ngjarja doli në dritë pasi e mitura i tregoi nënës së saj se babai i shokëve kishte kryer veprime të pahijshme.

Nëna njoftoi menjëherë mjekët dhe e çoi vajzën në spital, për kontrolle të mëtejshme.

Më pas, vajza u transferua në Spitalin Pediatrik “Meyer” në Firence, ku specialistët kryen kontrollet mjekësore dhe mbështetjen e nevojshme psikologjike. Gjatë ekzaminimeve u morën edhe mostra për analiza laboratorike.

Sipas hetuesve, provat gjenetike të mbledhura në rrobat e të miturës u përputhën me gjurmët e ADN-së së të dyshuarit./ Zoom.al

Postime të lidhura