Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një vajzë vetëm 4 vjeç është sulmuar nga një qen i racës pitbull teksa po shëtiste me gjyshërit.
Sipas dëshmive, sulmi ndodhi papritur, ndërsa qeni fillimisht u duk sikur po largohej, por më pas u kthye dhe iu vërsul fëmijës, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe qafë.
Në momentin e sulmit, ndërhyrja e një punonjësi që ndodhej pranë zonës dhe e disa kalimtarëve të rastit ka bërë të mundur largimin e qenit dhe shpëtimin e vajzës.
“E pashë mu veshën sytë e kapa qenin e lidha me zinxhirë te shtylla, e kapi në kokë, do kishte vdekur ajo. Fati që vajta unë dhe thashë çfarë pati. Qeni rrugës marr vesh unë nga këta pitbullët e mëdhenj. Ne punojmë këtu, kjo ishte rastësi”, tha ai.
E mitura u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra./ Zoom.al