Aplikacion
Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skeles.
Sipas burimeve, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Mjekët bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës paraqitet shumë e rëndë, për shkak të dëmtimeve të shumta të marra nga rënia. Aktualisht, bluzat e bardha po bëjnë përpjekje maksimale për ta mbajtur në jetë, por situata mbetet kritike.
Ngjarja është ende në zhvillim dhe priten informacione të tjera në vijim.nderron jete ne spital
