Aplikacion
Një zjarr që përfshiu një banesë në Berlin mbrëmjen e së hënës ka shkaktuar vdekjen e një fëmije.
Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se fëmija u nxor nga ndërtesa nga ekipet e zjarrfikësve, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, nuk arriti të mbijetojë.
Autoritetet ende nuk kanë bërë publike të dhëna mbi moshën apo gjininë e viktimës.
Ndërkohë, një person tjetër ka marrë lëndime të lehta dhe është trajtuar në vendngjarje.
Sipas zjarrfikësve, banesa ku jetonte familja ishte përfshirë nga flakët në momentin e mbërritjes së tyre. Operacioni i kërkimit ka qenë i vështirë, pasi shkallët e brendshme ishin dëmtuar, duke i detyruar ekipet të përdorin shkallë portative.
Rreth 70 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e flakëve, e cila zgjati disa orë. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit./ Zoom.al